Wenger, i pakënaqur me ekipin e tij

Sport February 23, 2018 - 12:56

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 1:2 në shtëpi ndaj Ostersundsit në Ligën e Evropës të enjten, transmeton zeri.info

Francezi tha se ekipi i tij nuk ishte i përqendruar në këtë ndeshje. Klubi londinez u kualifikuan fazën tjetër të këtij kompeticioni falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë si mysafir.

“Ne ishim në telashe sepse ishim të vetëkënaqur dhe jo të përqendruar. Ne ishim të hapur në çdo moment që e humbin topin dhe nuk kishim ide me topin në këmbë. Për këtë arsye ishim në telash”, deklaroi Wenger.

“Ne pjesën e dytë, ishte shumë më mirë. Energjia jonë ishte më e lartë dhe dominimi ishte i vazhdueshëm. Në përgjithësi ne u përgjigjëm mirë”, shtoi strategu francez, i cili është në krye të klubit londinez që prej vitit 1996.

“Ne u përgatitëm siç duhet, në mënyrë serioze, por ndonjëherë ka rrethana të jashtëzakonshme”, u shpreh ai./Zëri