Milani është përmirësuar në mbrojtje

Sport February 23, 2018 - 11:13
Gennaro Gattuso është shprehur i kënaqur me mbrotjen e ekipit të tij.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar që ka qenë i përqendruar në përmirësimin e mbrojtjes në stërvitje dhe ka vlerësuar fitoren pa pësuar gola 1:0 ndaj Ludogoretsit, transmeton zeri.info

Kuqezinjtë fituan me rezultat të përgjithshëm 4:0 nga të dyja ndeshjet dhe u kualifikuan në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

“Jam i lumtur që arritëm ta mbanim portën e paprekur sepse jam përqendruar në këtë gjë në stërvitje së fundmi”, deklaroi Gattuso.

“Jam shumë i lumtur me përmirësimin e skuadrës dhe futbollistët që nuk kanë luajtur së fundmi dhe ata treguan që janë të gatshëm kurdo që thirren”, shtoi italiani. “Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një, të përgatitemi për një ndeshje shumë të vështirë ndaj Romës të dielën”, u shpreh ai./Zëri