Harrojeni eliminimin nga Evropa

Sport February 23, 2018 - 10:55

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik thotë se ekipi i tij duhet ta harrojë eliminimin nga Leipzig në Ligën e Evropës, transmeton zeri.info

Napolitanët fituan 2:0 si mysafir ndaj klubit gjerman, por humbja prej 3:1 në “San Paolo” javën e kaluar bëri që ata të eliminoheshin nga ky kompeticion.

Sidoqoftë, ekipi i Maurizio Sarrit vazhdon të mbetet në krye të ligës italiane me një pikë më shumë sesa Juventisi dhe reprezentuesi sllovak thotë se Napoli duhet të përqendrohet në Serie A.

“Ne e luajtëm ndeshjen e kthimit, me një qëllim të qartë, për të dhënë gjithçka për fitoren”, deklaroi Hamsik.

“Ne ishim më të mirë se Leopzigu, ne e dominuam ndeshjen dhe për pak nuk arritëm ta eliminonim skuadrën vendase. Është një turp që e pësuam golin e tretë javën e kaluar sepse pa atë ne do të ishim duke festuar”, shtoi ai./Zëri