Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar (FOTO)

Sport February 23, 2018 - 10:15
Një tifoz e ka bërë telash Trepçën '89, e cila është detyruar të lëshoj edhe njoftim!

Në futbollin kosovar gjithçka bën vaki. Diçka e pazakontë ka ndodhur në Mitrovicë, përkatësisht në stadiumin “Riza Lushta”. Në ndeshjen e së dielës së Trepçës ’89 me Vëllaznimin një tifoz kishte shkuar me biçikletë për ta parë ndeshjen dhe mjetin e tij e ka lënë në stadium nga e diela. Madje, e ka mbyllur me çelës, për çka Trepça ’89 është bërë telash, raporton “Zëri”.

“Njoftohen Qytetarët e Mitrovicës se kjo bicikletë është e lidhur me qelës në Stadiumin Riza Lushta prej ditës së dielë, data 18.02.2018. Nga ndeshja KF Trepça'89 - KF Vëllaznimi. Lusim pronarin ose ndokënd qe e din se e kujt është bicikleta ta njoftoj dhe ta vie e ta marrë”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89. /Zëri/