Atletico siguron biletën për fazën tjetër të Europa League

Sport February 22, 2018 - 21:03

ëAtletico e ka mposhtur 1-0 Kopenhagën në ndeshjen e dytë, për t'u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League pas fitores së përgjithshme 5-1.

Atletico e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Kopenhagën dhe ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League.

Pas fitores 4-1 në udhëtim, Atletico triumfoi 1-0 në shtëpi me golin e sulmuesit, Kevin Gameiro, i cili realizoi në minutën e gjashtë të ndeshjes.