Këta janë lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola në 10 vjetët e fundit!

Sport February 22, 2018 - 21:00
Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, por golat më të bukur i ka nga goditjet e dënimit.

Një numër të madh të golave, portugezi i ka shënuar nga goditjet e dënimit, për t’u cilësuar njëri nga lojtarët më të saktë në vitet e fundit.

‘Goal.com’ ka bërë një listë me lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit.

E kësaj liste i prinë Cristiano Ronaldo, që lë pas Lionel Messin dhe Miralem Pjanicin.

Lojtarët me më së shumti gola në 10 vitet e fundit nga goditjet e dënimit:

Philippe Coutinho: Shtatë gola, gjatë kohës te Interi, Liverpooli dhe Barcelona.

Christian Fuchs: Shtatë gola gjatë kohës te Bochum, Mainz, Schalke dhe Leicester City.

Wayne Rooney: Shtatë gola gjatë kohës te Manchester United dhe Everton.

Aleksander Kolarov: Shtatë gola gjatë kohës te Lazio, Man City dhe Roma.

Nene: Shtatë gola, gjatë kohës te Alaves, Monaco, Celta Vigo, Espanyol, ëParis-Saint Germain dhe West Ham.

Dimitri Payet: Shtatë gola gjatë kohës te Nantes, St Etienne, Lille, Marseille dhe West Ham.

Marvin Plattenhardt: Shtatë gola gjatë kohës te Nurnberg dhe Hertha Berlin.

Francesco Totti: Shtatë gola te Roma.

Alessandro Diamanti: Shtatë gola gjatë kohës te Livorno, West Ham, Brescia, Bologna, Fiorentina, Watford, Atalanta dhe Palermo.

Paulo Dybala: Tetë gola gjatë kohës te Palermo dhe Juventusi.

Dani Parejo: Tetë gola gjatë kohës te Real Madrid, Getafe dhe Valencia.

Mario Balotelli: Tetë gola gjatë kohës te Inter, Manchester City, AC Milan, Liverpool dhe Nice.

Alessandro Del Piero: Tetë gola te Juventusi.

Diego: Tetë gola gjatë kohës te Bremen, Juventus, Wolfsburg dhe Atletico Madrid.

Sebastian Larsson: Tetë gola gjatë kohës te Arsenal, Birmingham, Sunderland and Hull City.

Juan Mata: Tetë gola gjatë kohës te Valencia, Chelsea dhe Manchester United.

Daniele Conti: Tetë gola gjatë kohës te Roma dhe Cagliari.

Gylfi Sigurdsson: Nëntë gola gjatë kohës te Hoffenheim, Swansea, Tottenham dhe Everton.

Benat Etxebarria: Dhjetë gola gjatë kohës te Athletico Bilbao dhe Sevilla.

Michael Bastos: Dhjetë gola gjatë kohës te Lille, Lyon, Schalke dhe Roma.

Antonio Di Natale: Dhjetë gola për Udinesen.

Daniel Wass: Dhjetë gola gjatë kohës te Evian dhe Celta Vigo.

Sejad Salihovic: Dhjetë gola gjatës kohës te Hertha Berlin, Hoffenheim dhe Hamburg.

Zlatan Ibrahimovic: 11 gola gjatë kohës te Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United.

Hakan Calhanoglu: 11 gola gjatë kohës te Bayer Leverkusen dhe Milan.

Andrea Pirlo: 12 gola gjatë kohës te Inter, Milan dhe Juventus.

Juan Arango: 13 gola gjatë kohës te Mallorca dhe Borussia Dortmund.

Francesco Lodi: 13 gola gjatë kohës te Empoli, Udinese, Catania, Genoa dhe Parma.

Miralem Pjanic: 14 gola gjatë kohës te Metz, Lyon, Romë dhe Juventus.

Lionel Messi: 21 gola gjatë kohës te Barcelona.

Cristiano Ronaldo: 24 gola gjatë kohës te Manchester United dhe Real Madrid.