Sulmohet me thikë trajneri i skuadrës së njohur shqiptare

Sport February 22, 2018 - 18:05
Të gjitha lajmet nga sporti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku është sulmuar me thikë trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Nga të dhëna e para mësohet se trajneri nuk ka pësuar dëmtime nga sulmi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sulmi ndaj trajnerit ka ndodhur në fushën sportive ‘Reshit Rusi’, në Shkodër, ndërsa personi që tentoi ta godiste me thikë mbante një kapuç në kokë. 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. /Express/

Image