Rooney tregon se mund të kishte zgjedhur një ekip tjetër, përveç rikthimit tek Everton

Sport February 22, 2018 - 16:23

Superliga e Kinës nuk hoqi dorë nga ai gjatë gjithë verës por në fund Wayne Rooney vendosi që të kthehet aty ku e nisi karrierën profesionale.

Por së fundmi Ronney e ka sqaruar pse vendosi ta bëjë këtë zgjedhje që në fund nuk doli e gabuar.

“Gjatë verës kur u largova prej Unitedit do të ishte e lehtë për mua që të shkoj në Kinë”.

“Shkuarja në Kinë ose diku tjetër për të marrë shumë të holla do të bënte që në vitet e fundit të karrierës të fitoj shumë para”.

“Por, ky nuk jam unë. Unë kam nevojë për gola, për presion. Dëshira për të luajtur do të ishte humbur nëse do të kisha zgjedhur opsionin tjetër”, theksoi Rooney, transmeton albeu.com