ZYRTARE: Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sport February 22, 2018 - 16:00

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka caktuar orarin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 6 e 7 mars duke filluar nga ora 13:00, shkruan zeri.info.

Me këtë rast të martën e 6 marsit do të luhet vetëm një takim, ai ndërmjet Dritës dhe Vëllaznimit.

Kurse, derbi i këtij rrethi në këtë kompeticion do të luhet të mërkurën më 7 mars. Po të njëjtën ditë zhvillohet edhe takimi tjetër ndërmjet Gjilanit dhe Vushtrrisë.

Ndërkohë, siç dihet Drenica ka kaluar tutje në gjysmëfinale pa lojë përmes shortit.

Tri skuadrat fituese të tri dueleve të lartpërmendur do t’u bashkohen Kuqezinjve për ta kompletuar gjysmëfinalen e Kupës.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës sezonin tjetër luan në Europa League. Fitues aktual i këtij trofeu është Besa e Pejës. /Zëri/