Kosova - Bullgaria, kështu përfundoi miqësorja e sotme!

Sport February 22, 2018 - 14:15

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ka barazuar 0:0 në miqësoren e dytë kundër kombëtares bullgare U-19, në ndeshjen që u zhvillua të enjten në stadiumin “Arena” në Sozopol.

Dy ditë më herët, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit kishin pësuar humbje nga bullgarët 2:1, ndonëse pjesën e parë e kishin mbyllur në epërsi 1:0.

Kësaj radhe të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të baraspeshuar.

Këto dy miqësore me Bullgarinë i shërbyen përzgjedhësit Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për fazën “Elite Round” të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali, ku krahas Portugalisë, në grup do të ketë edhe Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë. /Zëri/