Sport

Strakosha i bindur në kualifikimin e Lazios

Strakosha i bindur në kualifikimin e Lazios
22 shkurt 2018 • 13 : 29

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha beson se skuadra e tij do të fitojë dhe eliminojë Steaua Bukurestin nga Europa League

Thomas Strakosha beson verbërisht te kualifikimi i Lazios në raundin e 1/8-ave të Europa League.

Portieri i kombëtares shqiptare është i sigurt se bardhekaltrit e Simone Inzaghit do të arrijnë të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë që pësuan në Bukuresht.

“Jam i qetë ashtu si e gjitha skuadra. E dimë që jemi një skuadër shumë e fortë. Të enjten duhet të zbresim në fushë të përqendruar dhe nëse japim 100% tonë jam i sigurt që do ta kalojmë turin”, tha Strakosha gjatë një konference për media.

Në anën tjetër trajneri i lazios, Simone Inzaghi tha se nuk duhet të pësojë gol ndaj Steauas në Olimpico dhe ai që duhet të mbajë portën të paprekur është pikërisht Strakosha.

“Ne nuk duam të pësojmë gol dhe e gjitha skuadra do të bëjë më të mirën në mënyrë që unë të mos pësoj. Ekziston pak nervozizëm në skuadër përpara kësaj sfide, por të enjten duam të shfaqim të gjithë grintën tonë në fushë, pasi Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne”, transmeton Express


 

© zëri.info