Conte: Më pëlqen presioni

Sport February 22, 2018 - 11:54

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se i pëlqen presioni që i bëhet atij në krye të klubit londinez dhe thotë se ndërrimi i rregullt i trajnerëve në klub bën që edhe e ardhmja e tij të përflitet, transmeton zeri.info

Conte drejtoi Chelsean drejt titullit të Premierligës në edicionin e tij të parë vitin e kaluar, por ka vuajtur për të përsëritur të njëjtën gjë edhe këtë sezon dhe momentalisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 19 pikë më pak sesa Manchester City.

“Këtë vit ka pasur shumë presion”, deklaroi Conte. “Chelse përflitet shumë nga mediat, por për mua, absolutisht nuk ka asnjë problem. Thjesht shpresoj që presioni të mos ndikojë te lojtarët, përndryshe mua më pëlqen presioni”, shtoi ndër të tjera strategu italian./Zëri