Wenger flet për të ardhmen e Welbeckut

Sport February 22, 2018 - 11:36

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se ai dëshiron që të mbajë në klub sulmuesin Danny Welbeck, transmeton zeri.info

Reprezentuesi anglez ka shënuar vetëm 22 gola gjatë katër edicioneve të tij në “Emirates dhe ka vuajtur nga lëndimet që prej ardhjes së tij nga Manchester Unitedi në vitin 2014.

Transferimi i Alexandre Lacazettes dhe Pierre-Emerick Aubameyangut ka limituar paraqitjet e Welbeckut këtë edicion, por i është dhënë më shumë hapësirë në ndeshjet e kupës dhe Ligës së Evropës.

“Dua ta mbajë atë (Welbeckun) sepse besoj që ai ka kaluar nëpër një periudhë të keqe”, deklaroi Wenger.

“Ai është kthyer mjaft mirë. Shikoj sinjale në stërvitje dhe ato janë pozitive. Nëse ai mund të qëndroj në fushë dhe të mos lëndohet, dua që ai të qëndrojë këtu”, shtoi strategu francezi./Zëri