Mustafi: Po punoj që të përmirësohem akoma

Sport February 22, 2018 - 11:06

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi thotë se është duke punuar që të përmirësohet edhe më shumë në lojën e tij, transmeton zeri.info

Futbollisti shqiptar ishte transferuar te klubi londinez nga Valencia në vitin 2016 dhe deri më tani është paraqitur 59 herë me “topçinjtë”.

“Premierliga është liga më intensive në Evropë. E dija këtë edhe më herët, por tani që kam luajtur shumë ndeshje, është diçka që thjesht e ndjen”, deklaroi Mustafi.

“Mund të them që në vitin e kaluar kam fituar shumë përvojë. Si një mbrojtës është shumë e vështirë që gjithmonë ta japësh 100 përqindëshin. Sapo të bësh diçka të gabuar, ia jepni mundësinë skuadrës kundërshtare për të shënuar dhe natyrisht kjo nuk duket edhe aq mirë”, shtoi ai.

“Jam duke punuar që ta arrij aty ku duhet, ju mund të humbni ndonjë duel apo ndërhyrje, por duhet të jeni në vendin e duhur për t’ia mohuar kundërshtarit rastet”, u shpreh shqiptari./Zëri