Roma, ende në garë për kualifikimin

Sport February 22, 2018 - 10:46

Portieri i Romës, Alisson bëri një paraqitje heroike në humbjen 2:1 në udhëtim të Shakhtari në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Por, Alisson thotë se ekipi i tij ende është në garë për t’u kualifikuar.

“Ne shënuam golin e parë dhe paraqitja jonë në pjesën e parë ishte thuajse e përkryer, por kur i lejoni hapësirë Shakhtarit, ata kanë aq shumë kualitet sa mund t’iu dënojnë”, deklaroi Alisson.

“Sigurisht 2:1 nuk është rezultati që donim, por ne ende jemi në garë në këtë garë dhe mendjet tona tani janë tek ndeshja e ardhshme në Serie A”, shtoi reprezentuesi brazilian.

Sfidën e ardhshme në kuadër të ligës italiane, Roma e luan në shtëpi kundër Milanit të dielën nw ora 20:45./Zëri