Pogba nuk është futbollist i klasit të lartë

Sport February 22, 2018 - 10:19
Paul Pogba nuk mund të konsiderohet një futbollist i klasit të lartë.

Ish-mesfushori i Chelseat, Damien Duff nuk beson që mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të jetë futbollist i klasit të lartë derisa nuk fillon të mësojë nga gabimet e tij, transmeton zeri.info

Duff ka kritikuar reprezentuesin francez, duke thënë që ai bën shumë gabime. Pogba shpeshherë është kritikuar se nuk ka arritur ta justifikojë çmimin e tij prej 89 milionë funtesh të paguara për të nga “djajtë e kuq”.

“Ai nuk e ka mendjen e një mesfushori, ai nuk e nuhat rrezikun dhe dhuron gola për kundërshtarët”, deklaroi Duff.

“Alarmuese për mua është se kur një top lojtar bën ndonjë gabim, ata nuk e bëjnë më në karrierën e tyre”, shtoi ish-reprezentuesi irlandez.

“Golat që ai i dhuron, njerëzit gjithmonë e kritikojnë atë, ai nuk ka mësuar nga ato. Mendoj se ai ka aftësi të një futbollisti të klasit të lartë, por nuk është një lojtar i kalibrit botëror sepse ai iu lë vetëm”, u shpreh irlandezi, i cili është tërhequr nga futbolli në vitin 2016./Zëri