Albin Tahiri përfundon garat në Lojërat Olimpike Dimërore

Sport February 22, 2018 - 08:23
Ja në cilën pozitë radhitet Albin Tahiri

Albin Tahiri i mbylli garat në LOD PyeongChang 2018 në pozitën 39 nga 108 garues në sllallom

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka mbyllur garat e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Skitari ynë përfundoi në pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

LEXO EDHE: Albin Tahiri përfundon lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit

Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda, ndërsa në lëshimin e parë përfundoi në vendin e 48.

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda.

E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek),ndërsa të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sekonda. /Express/