Shakhtari mposht Romën

Sport February 21, 2018 - 22:37

Shakhtar Donetsku ka shënuar fitore minimale 2:1 në shtëpi ndaj Romës në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Ishin italianët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Cengiz Under në minutën 41-të, por në pjesën e dytë vendasit arritën që ta përmbysnin rezultatin.

Klubi ukrainas së pari barazoi përmes Facundo Ferreyra (52’), ndërsa golin e fitores e shënoi Fred në minutën e 71-të./Zëri