Reali fiton ndaj Leganes, kthehet në vendin e tretë

Sport February 21, 2018 - 20:45
Ky është rezultati i kësaj ndeshje

Real Madrid ka shënuar fitore të merituar prej 3:1 ndaj Leganes në udhëtim, ndeshje kjo në kuadër të La Ligas

Skuadra e Zinedine Zidane ka vazhduar me fitore në La Liga, kësaj radhe ndaj Leganes në udhëtim me rezultat 1:3.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Bustinza, por mysafirët u përgjigjen me golat e Lucas Vazquez, Casemiro dhe Sergio Ramos.

Pas kësaj fitoreje Reali kthehet në vendin e tretë më 48 pikë, 14 më pak se sa Barcelona në vendin e parë. /Express/