Publikohet çmimi i biletave për ndeshjen Shqipëri – Norvegji

Sport February 21, 2018 - 17:03

Shqipëria më 26 mars do të luajë miqësore kundër Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Kjo ndeshje ishte planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci do të ketë një tjetër test.

Kësaj radhe në njoftimin e FSHF-së janë bërë të ditura vetëm çmimet e biletave, por jo edhe kur do të fillojnë të shiten ato.

Çmimet e biletave: 

Tribuna VIP 6.000 leke

Tribuna B3, A2, A3 4.000 lekë

Tribuna B2, B3, A1, A5 3.000 leke

Tribuna B1, B5 2.000 leke

Tribuna E 1.000 lekë

Tribuna D, F 700 lekë

Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë

Tribuna C2, G2 300 lekë