Sport

Shqipëria U-19 e mposht Greqinë

Shqipëria U-19 e mposht Greqinë
21 shkurt 2018 • 12 : 20

Kombëtarja Shqiptare U-19 ka arritur të korrë një tjetër sukses në turneun “Roma Caput Mundi”.

Kuqezinjtë kanë mposhtur më rezultatin e pastër 2-0 përfaqësuesen Greke.

Ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani arriti të dominonte lojën, duke menaxhuar njëkohësisht dhe rezultatin. 

Nga një gol për secilën pjesë të lojës, teksa në fraksionin e parë ishte Samuel Nezha, i cili nuk ka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, volumi i lojës u rrit në kërkim të golit të dytë dhe të sigurisë. Kjo bëri që Patrik Pasha të ndalte sërish topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte suksesi i dytë radhazi për Kombëtaren Shqiptare U-19 në Roma Caput Mundi, pas fitores 5-1 ndaj Maltës. Ndërsa ndalesa e radhës është e parashikuar ditën e enjte ndaj C.R Lazio-s, raporton SS.

Kuqezinjtë U-19 janë dhe kampionët në fuqi të këtij turneu. I pranishëm në sfidën e sotme ka qenë dhe trajneri i Kombëtares A, Christian Panucci i cili ka vëzhguar nga afër futbollistët e rinj. 

 

© zëri.info