Bayerni, i penduar për shitjen e Kroosit

Sport February 21, 2018 - 11:30

Ish-drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka pranuar që klubi gjerman bëri gabim që e shiti mesfushorin Toni Kroos në drejtim të Real Madridit, por thotë se kjo gjë ka dalë të jetë e mirë për futbollistin, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman kishte fituar tre tituj të Bundesligës dhe një Ligë të Kampionëve para se të largohej nga “Allianz Arena” për 30 milionë euro në drejtim të kryeqytetit spanjoll.

Kroos është kthyer në një lojtar kyç te madrilenët përgjatë këtyre viteve.

“Kush mund të thotë që ka bërë çdo gjë mirë në jetën e tyre? Ndoshta Bayern Munichu do të kishte fituar Ligën e Kampionëve më shpesh me Tonin ose së paku të arrinte finalen”, deklaroi Sammer.

“Mund ta them sot, që në rolin tim, ishte një gabim që e lashë Tonin të largohet”, shtoi ai./Zëri