Juventusi kërkon Bonaventuran

Sport February 21, 2018 - 11:16

Juventusi është vënë në kërkim të mesfushorit të Milanit, Giacomo Bonaventura, transmeton zeri.info

Trajneri i gjigandit italian, Massimiliano Allegri iu ka kërkuar krerëve të klubit që ta sjellin në klub reprezentuesin italian.

“Il Messaggero” raporton se Bonaventura është pikërisht lojtari që Juventusi është duke kërkuar.

Sidoqoftë, një lëvizje e tillë mbetet mjaft e vështirë sepse Milani e konsideron si futbollist kyç Bonaventuran, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

28-vjeçari, i cili është pjesë e Milanit që prej vitit 2014 kur ishte transferuar nga Atalanta për 7 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 30 paraqitje me fanellën e kuqezinjve këtë edicion./Zëri