Valverde, i lumtur pas barazimit

Sport February 21, 2018 - 11:04

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur i lumtur pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi katalonjas dukej sikur po shkonte drejt humbjes pas golit të Willianit në minutën e 62-të, por ishte Lionel Messi që shënoi pas një gabimi të mbrojtësit Andreas Christensen në minutën e 75-të.

“E mira është që arritëm t’i bënim ata që të gabonin dhe morëm barazimin. Ne kthehemi në ‘Camp Nou’ të lumtur”, deklaroi Valverde.

“Mendoj se barazimi ishte shumë i rëndësishëm. Ata mund të jenë të lumtur me rezultatin dhe ne duhet te kemi respekt për stilin e tyre të lojës. Ata bënin presion të lartë dhe kjo na vështirësoi punët”, shtoi ai.

“Goli si mysafir nuk është vendimtar, por ishte i rëndësishëm”, u shpreh spanjolli./Zëri