Do ta lija Nantesin për Italinë

Sport February 21, 2018 - 10:50

Trajneri i Nantesit, Claudio Ranieri ka shprehur dëshirën e tij për të marrë drejtimin e përfaqësues italiane, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Leicesterit thotë se do të largohej nga Nantesi nëse do t’i ofrohej posti i kombëtares italiane.

66-vjeçari ka qenë njëri prej emrave të përmendur për të marrë drejtimin e Italisë, pas shkarkimit të Gian Piero Venturas, i cili dështoi që ta kualifikojë përfaqësuesen në Kupën e Botës. “Çdo trajner italian do të dëshironte që ta drejtonte kombëtaren”, deklaroi Ranieri, i cili kishte drejtuar Leicesterin drejt titullit të Premierligës në edicionin 2015/2016.

“Kam kontratë me Nantesin për dy vite dhe nuk kam marrë ndonjë mesazh, kështu që nuk mund të them asgjë. Por, nëse do të ftonin te Italia, do të shkoja te presidenti i Nantesit dhe do të kërkoja largimin”, shtoi ai./Zëri