Hazard i ka dy llafe për Chelsean

Sport February 20, 2018 - 14:30

Eden Hazard insiston se është i lumtur në Chelsea dhe se nuk po mendon për të ardhmen e tij, edhe pse flitet për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

Mesfushori ofanziv belg është njëri prej objektivave të klubit spanjoll, por për momentin ndihet i qetë dhe thotë se nuk ka ndonjë arsye të largohet tash nga “Stamford Bridge”.

“Unë jam i lumtur këtu. Unë kam edhe dy vjet kontratë me Chelsean”, ka thënë fillimisht ai.

“Unë jam i lumtur dhe familja ime është e lumtur këtu. Tash jam i fokusuar në ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të sezonit”, shtoi ish-futbollisti i Lilles.

“Unë nuk mendoj shumë për të ardhmen sepse nuk mund ta dini kurrë se çka mund të ndodhë në të ardhmen, por për momentin jam i lumtur në Londër”, përfundoi Hazard.