De Vrij largohet nga Lazio, arrin marrëveshje me klubin e njohur!

Sport February 20, 2018 - 14:27

Mbrojtësi i Lazios, Stefan De Vrij ka arritur tashmë marrëveshje me Interin që t’i bashkohet klubit “Nerazzurri” gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjellë zeri.info.

Klubi nga kryeqyteti italian ka konfirmuar të hënën se i ka tërhequr bisedimet për vazhdimin e kontratës me qendërmbrojtësin, duke u konfirmuar kështu largimi i tij si lojtar i lirë gjatë verës.

Dhe, Interi duket se ka lëvizur shpejt për t’i siguruar shërbimet e tij.

Thuhet se lojtari ka arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me gjigantin italian, ndërsa pritet të paguhet 4,2 milionë euro në vit.

Edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se më nuk do të ketë bisedimet për kontratë pasi lojtari dëshiron të largohet.

De Vrij është njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A. /Zëri/