Ja çka po i pret Balen e Benzeman!

Sport February 20, 2018 - 14:12

Gareth Bale dhe Karim Benzema janë të vetëdijshëm se Real Madridi planifikon t’i shesë ata gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë zeri.info.

Dy të tretat e sulmit ikonë të quajtur “BBC” pritet të largohen gjatë verës derisa kampioni evropian po mendon t’i zëvendësojë ata dhe t’ia japë Cristiano Ronaldos një mbështetje tjetër, të re, ndërsa po e vazhdon interesimin për Neymarin.

Bale ka mundësi të rikthehet në Premierligë, ku kishte luajtur me Tottenhamin.

Yllin uellsian e pëlqen Manchester Unitedi, por edhe ish-klubi i tij, Spurs.

Ka disa vite që flitej për një rikthim të tij të mundshëm në Angli.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Olympique Lyonit, i cili e ka udhëhequr sulmin e “Los Blancos” qe disa vite, ka oferta nga Kina, por mund të rikthehet edhe në Francë. /Zëri/