Sport

Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen

Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen
19 shkurt 2018 • 16 : 01

Vushtrria do të përfitojë financiarisht nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen. Klubi gjerman para pak javësh e bleu kartonin e kosovarit nga klubi holandez për 7.5 milionë euro. Dhe, një përqindje do t’i takojë edhe klubit kosovar, nga i cili Rashica pati shkuar në Vitesse. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Shukri Asllani, ish futbollisti vushtrrias, i autorizuar nga Vushtrria për t’u marrë me këtë çështje. Asllani ka konfirmuar se Vushtrria do ta marrë një përqindje nga ky transferim, pa e zbuluar shumën. Por, maksimumi që mund të fitojë klubi kosovar është rreth 300 mijë euro.  

“Ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë dhe rrjedhën e këtyre bisedimeve e posaçërisht të kënaqur me epilogun pozitiv. Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin shumë korrekt me drejtuesit e klubit, e në veçanti me kryetarin Naser Imeri. Natyrisht se më bënë të lumtur fakti se nga katër palët e përfshira në këtë proces, tri palë vijmë nga Vushtrria, pra klubi, Miloti dhe unë. Kjo është shumë e mirë për futbollin vushtrrias dhe qytetin”, ka thënë Asllani për “Zërin”. 

Image
Image
Image

© zëri.info