Flamurtari – Gjilani, ndeshja u vendos në sekondat e fundit

Sport February 19, 2018 - 15:23

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore si mysafire në ndeshjen përmbyllëse të javës së 19-të në Superligë kundër Flamurtarit, që u zhvillua sot në kryeqytet, me rezultat 0:1.

Deri te fitorja skuadra e  Gjilanit arriti me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në fakt, ishte minuta e 93-të, kur Betim Haxhimusa shënoi me kokë pas harkimit të Armend Thaçit nga këndorja.

Të dyja skuadrat bënë një paraqitje të mirë në një fushë të vështirë për lojë, e ku nuk munguan as rastet në të dyja anët, por goli erdhi vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në renditje me 29 pikë, derisa Flamurtari mbetet në pozitën e parafundit, me 11 pikë.