Kondogbia kthehet te Interi?

Sport February 19, 2018 - 14:47

Mesfushori i huazuar nga Interi te Valencia, Geoffrey Kondogbia mund të rikthehet përsëri në Itali në fund të edicionit, transmeton zeri.info

Gazetat spanjolle raportojnë se Valencia mund të mos jetë në gjendje që ta blejë Kondogbian në fund të edicionit dhe kjo mund të bëj që ai të rikthehet përsëri te Interi.

Mesfushori ishte dërguar në huazim në Spanjë gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka shkëlqyer deri më tani me fanellën e Valencias, duke realizuar tre gola dhe një asistim në 20 paraqitje në ligën spanjolle.

Kodogbia gjithashtu është shumë i lumtur në Spanjë dhe plani ka qenë që Valencia të paguaj klauzolën prej 25 milionë eurosh të lojtarit.

Sidoqoftë, “Marca” raporton se klubi spanjoll nuk është në një gjendje të mirë financiare dhe kjo mund ta vështirësoj transferimin./Zëri