Costa: Gjyqtarët më urrejnë

Sport February 19, 2018 - 13:34

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është ndëshkuar përsëri me karton të verdhë në fitoren 2:0 të ekipi të tij kundër Athletic Bilbaos të dielën, por thotë se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe thjesht urrehet nga gjyqtarët.

Reprezentuesi spanjoll u ndëshkua për shkak se kontestoi një vendim të gjyqtarit.

“Gjyqtarët më urrejnë dhe unë nuk mund të bëj asgjë për ta ndryshuar këtë”, deklaroi Costa.

“Disa nga ta më ndëshkojnë edhe për problemin më të vogël dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëj, gjyqtari do të më ndëshkonte prapë se prapë”, shtoi futbollisti i lindur në Brazil.

“Ju mund ta rishikoni në përsëritje dhe ta analizoni atë, por unë nuk e teprova dhe nuk e meritova kartonin, por tani nuk mund të bëj asgjë për këtë”, u shpreh ish-sulmuesi i Chelseat./Zëri