Messi do të ishte më i miri në Premierligë

Sport February 19, 2018 - 13:23

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi duke thënë se argjentinasi do të ishte më i miri edhe po të luante në Premierligë, transmeton zeri.info

Fabregas gjithashtu thotë se mezi pret që të luajë kundër Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve.

“Pa asnjë dyshim, ai ende do të ishte lojtari më i mirë (edhe në Angli)”, deklaroi Fabregas.

“Ne të gjithë duam t’i shijojmë këto nga afër. Këto ndeshje kërkojnë më pak fjalë dhe fokusim në lojë, duke dhënë gjithçka që kemi”, shtoi reprezentuesi spanjoll.

“Ata janë njëra prej skuadrave më të mira në botë, por ne jemi kampioni i fundit në Premierligë, ne meritojmë respekt. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë rastet tona. Ne duhet t’i krijojmë ato dhe t’i realizojmë. Kjo do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh ish-mesfushori i Arsenalit.