E lehtë ta stërvitësh këtë Milan

Sport February 19, 2018 - 13:08

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se meritat për rezultat e mira së fundmi i kanë lojtarët e skuadrës, transmeton zeri.info

Kuqezinjtë janë transformuar që prej ardhjes në krye në Gattusos, i cili zëvendësoi Vincenzo Montella dhe numëron 10 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Milani së fundmi fitoi 1:0 në shtëpi kundër Sampdorias të dielën.

“Merita iu takon djelmoshave sepse atyre thjesht iu nevojitej një shkëndijë për t’u ndezur”, deklaroi Gattuso.

“Ata janë duke bërë një punë shumë të mirë tani dhe është e lehtë për mua që të jem trajneri i tyre”, shtoi ai.

“Puna ime është që të jem makthi i lojtarëve deri në fundin e edicionit. Nuk prisja asgjë kur erdha, thjesht e dija që më ishte dorëzuar një patate e nxehtë në dorë ”, u shpreh italiani./Zëri