Trepikëshi i shpresës për Lenjanin, asiston në fitoren e skuadrës së tij

Sport February 18, 2018 - 22:02

Ndeshja midis Sionit dhe Lozanës në kampionatin zviceran ka përfunduar në fitoren 3-1 të ekipit vendas.

Sioni fitoi ndeshjen e parë në kampionat që prej muajit nëntor.

Sioni shënoi dy gola në minutat e para si rrallëherë, ndera Lozana iu kundërpërgjigj me goli e djalit të trajnerit Zidan, Enzo.

Golin e francezit që mbërriti në Zvicër në janar e asistoi lojtari i përfaqësueses kosovare, Kololli.

Ky ishte goli i parë për Enzon në ekipin e ri.

Më pas, vendasit shënuan edhe një tjetër gol në pjesën e dytë dhe takimi u mbyll në shifrat 3-1.

Lenjani u aktivizua përgjatë gjithë takimit, ndërsa Kukeli nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje.

Sioni ndodhet në vendin e fundit në kampionat me 20 pikë të grumbulluara, 4 më par se vendi i parafundit.