''Ndizet'' CR7, e kalon edhe Messin

Sport February 18, 2018 - 20:45

Ai po kalonte sezonin e tij më të keq me Real Madridin, me më së paku gola brenda një sezoni, me një fillim sezon që duhej harruar në La Liga...por Cristiano Ronaldo është rikthyer, dhe atë në momentin më të përshtatshëm për Real Madridin.

Dy golat ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe hattrikut ndaj Real Sociedad në Ligën e Kampionëve, e kanë rikthyer si njërin nga lojtarët më efikas në Evropë, duke e lënë pas edhe Lionel Messin.

Portugezi këtë sezon ka shënuar 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat, me një mesatare 0.86 gola për takim.

Me këtë mesatare, ai lë rivalin e tij, Lionel Messi, që ka një mesatare prej 0.71 gola për ndeshje, me 27 gola në 38 ndeshje./Lajmi.net/