Kosovari fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të atletikës

Sport February 18, 2018 - 11:40

Atleti ynë fitoi të argjendtën në disiplinën 800 metra vrapim, duke përfunduar me kohë 1:49.58 sekonda.

Musa Hajdari ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik “Istanbul 2018”.

Atleti ynë fitoi të argjendtën në disiplinën 800 metra vrapim, duke përfunduar me kohë 1:49.58 sekonda.

Në Stamboll morën pjesë edhe garues tjerë të Kosovës, të cilët patën rezultate të kënaqshme.

Kujtojmë që Musa Hajdari merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga KOK-u.