Kroos lëndon ligamentin e gjurit në stërvitje

Sport February 16, 2018 - 15:42

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka dëmtuar ligamentin e gjurit në stërvitje me klubin, konfirmoi klubi mbretëror të premten pasdite.

Një deklaratë në faqen e internetit të Madridit deklaroi gjatë të premtes për lëndimin e Kroosit gjatë stërvitjeve.

Sipas faqes zyrtare, reprezentuesi gjerman është diagnostikuar me një përdredhje në ligamentin e jashtëm anësor në gjurin e majtë.

28-vjeçari mund të jetë i detyruar të kalojë një kohë të mirë jashtë fushave, edhe pse klubi nuk dha asnjë shenjë të kohës së mungesës.

Klubi mbretëror ka deklaruar vetëm se ai do të vazhdon të vlerësohet nga mjekët e klubit dhe informatat mbi gjendjen e tij do të jenë të përditësuara.

Kroos ka luajtur një rol të rëndësishëm në mesfushën e Madridit këtë sezon, duke filluar plot 28 ndeshje, por ai tani duket se nuk ka gjasa të shfaqet në Real Betis këtë fundjavë.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori gjerman ka të ngjarë të mungojë rreth një muaji dhe mund ta humb edhe ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së.

Matteo Kovacic dhe Dani Ceballos janë kandidatët kryesor për të marrë pozicionin e gjermanit në ekip. /Telegrafi/