Neymar reagon pas kritikave

Sport February 16, 2018 - 15:40

lli brazilian, Neymar JR ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas kritikave të fundit ndaj tij.

Paris Saint-Germain ka humbur ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 3-1.

Goli i vetëm i PSG-së u shënua nga francezi Adrien Rabiot, i cili u asistua nga sulmuesi brazilian, Neymar.

Megjithatë, braziliani u kritikua shumë për paraqitjen e tij dhe u la fajtor në një mënyrë për humbjen e PSG-së.

Neymar nuk ka vonuar shumë dhe iu është përgjigjur kritikëve me anë të një postimi, i cili ka qenë shumë i matur, por kuptim plot.

“Faleminderit Zoti im për të gjitha momentet që kam përjetuar në futboll, veçanërisht ato më të vështira!”