FSHF reagon pas akuzave për kurdisje ndaj Skënderbeut

Sport February 16, 2018 - 15:35

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Federata Shqiptare e futbollit ka dalë me një qëndrim zyrtar mbi çështjen Skënderbeu.FSHF ka informuar dhe sqaruar të gjithë opinionin publik në lidhje me këtë cështje. Ja cili është qëndrimi i plotë i FSHF.

QËNDRIM ZYRTAR I FSHF NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “SKËNDERBEU”

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.