Deklaratë shokuese nga Buffon

Sport February 16, 2018 - 13:47
Ja çfarë ka thënë ai, gjë e cila nuk do të ju pëlqej tifozëve të Juventusit

Gianlugi Buffon ka folur pa doreza në një shou televiziv në Itali, ku ka thënë shumë të pathëna.

Portieri i madh italian ka thënë se një kohë e ka ndjekur Interit dhe e gjithë kjo ishte për shkak të dashurisë që kishte për trajnerin e njohur italian, Trapattoni.

“Pas disa vitesh mbështetje për Juventusit – sepse e gjithë familja ime ishte Juventine – u dashurova me Trapattonin”, ka thënë fillimisht Buffon për shoun e Maurizio Contanzo.

“Më pëlqente fakti që ai fërshëllente, për mua si një fëmijë ishte diçka e madhe!”.

“Ai ishte një karakter i pabesueshëm dhe i dashur nga i gjithë Italia. Ai shkoi në Inter dhe për një kohë unë gjithashtu e ndoqa Interin”.

Buffon gjatë intervistës së tij

Ish-portieri i Italisë shtoi se ai gjithashtu identifikohej edhe si një mbështetës i Genoas dhe disa ekipeve tjera të vogla.

“Kur fillova të rritem pak, fillova të mbështesja Genoan, i cili u bë ekip për të cilin gjithmonë kam pasur një simpati të caktuar”.

“Kishte shumë ekipe të tjera më të vogla që më pëlqyen – Pescara e Galeonës, Foggia e Zeman, Avellino, etj”.

“I pëlqeja ekipet e vogla, sepse dëshiroja që ata të realizonin edhe ëndrrat e tyre”, përfundoi portieri i Juventusit. /Telegrafi/

Image