Ja në cilën pozitë e mbylli garën Albin Tahiri në Olimpiadën Dimërore!

Sport February 16, 2018 - 10:54
Ja në cilën pozitë e mbylli garën Albin Tahiri në Olimpiadën Dimërore!

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë zuri vendin e 47-të nga 62 garues.

Koha e tij ishte, 1:32.74 sekonda. Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda. Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh.

“Kam pritur më shumë, sepse vendosa të rrezikojë më shumë, mirëpo fatkeqësisht e bëra një gabim në fillim, të cilin u mundova ta përmirësojë, por e humba ritmin dhe kohën. Në fund ia dola të përfundojë edhe një garë tjetër, por që ka mundur të jetë më mirë”, tha Albi Tahiri pas garës. Edhe trajneri i tij, Agim Pupovci, ka pritur më shumë nga paraqitja në super sllallom të madh.

“Ndoshta kemi pritur më shumë, sepse shtegu ka qenë i mirë konkurrenca ishte shumë e fortë, por shpresoj për rezultat më të mirë në sllallom të madh”, u shpreh Pupovci. Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda. 

E argjendta shkoi për zviceranin, Beat Feuz (1:24.57), kurse të bronztën e fitoi Kjetil Jansrud (1:24.62). Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh, e cila për dallim nga kombinimi alpin, lëshimi dhe super sllallomi i madh, të cilat u mbajtën në qendrën skitare në Jaengson, do të mbahet në qendrën Alpensia, rreth 15 kilometra larg PyeongChangut.