Arsenali me një këmbë në fazën tjetër të Europa League
Sport
February 15, 2018 - 20:55
Arsenali e ka mposhtur 3-0 skuadrën e Oestersunds.
Arsenali është me një këmbë në fazën tjetër të Europa League, pasi e mposhti në udhëtim 0-3 skuadrën suedeze, Oestersunds, e themeluar në vitin 1996, raporton Gazeta Express.
Nacho Monreal 13’, autogol Sotirios Papagiannopoulos 24’ dhe Mesut Ozil në minutën e 58’të, shënuan për fitoren e pastër të “Topçinjve”.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Emirates Stadium.