Ylli i Manchester Cityt ‘tallet’ me Taulant Xhakën
Sport
February 15, 2018 - 16:47
Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling është tallur paksa me Taulant Xhakën, shkruan zeri.info.
Futbollisti anglez e ka postuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shihet të jetë kapur nga prapa nga futbollisti shqiptar në duelin ndërmjet Baselit dhe Manchester Cityt, që u zhvillua të martën.
“Shikoni çfarë force”, ka shkruar ish-futbollisti i Liverpoolit, ndërsa këtij postimi ia ka përcjellë edhe disa figura duke buzëqeshur.
City fitoi me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër. /Zëri/