‘Plisat’ e Prishtinës të dielën në protestë

Sport February 15, 2018 - 15:16

Grupi i njohur i tifozëve, “Plisat” nga Prishtina, të dielën do të protestojnë. Në fakt, të dielën nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. FC Prishtina do ta luajë derbin me Llapin në Pejë.

Kjo për shkak se qe një kohë të gjatë ka mbetur rrugëve të Kosovës në kërkim të fushave për të luajtur dhe ushtruar pasi nuk e ka asnjë të tillë në kryeqytet, raporton "Zëri". 

Kjo i ka irrituar “Plisat”, të cilët në Pejë do ta shprehin pakënaqësinë për vonesat e rinovimit të stadiumit të kryeqytetit. Këtë e ka paralajmëruar kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati.

Image