Ky është viti i Napolit

Sport February 15, 2018 - 12:51

Ish-trajneri i Napolit, Ottavio Bianchi që kishte fituar titullin e ligës italiane në vitin 1987, beson se ky mund të jetë vitit që napolitanët të triumfojnë në Serie A, transmeton zeri.info

Napoli ka fituar vetëm dy herë ligën italiane, ndërsa titulli i fundit erdhi në vitin 1990.

Momentalisht napolitanët kryesojnë në tabelë, me vetëm një pikë më shumë sesa Juventusi, që pozicionohet i dyti.

“Ky mund të jetë viti, falë shifrave të mëdha që është duke arritur ekipi i Sarrit”, deklaroi Bianchi.

“Ai është shumë i mirë dhe është një kënaqësi ta shohësh ekipin e tij në aksion. Kur njëri ka topin, të tjerët lëvizin, është diçka më ndryshe”, shtoi ai.

“Këtë vit ata po luajnë për të fituar ‘Scudetton’ dhe kur keni atë vazhdueshmëri, titulli nuk është më një fantazi”, u shpreh italiani./Zëri