Mahrez, tani edhe më i mirë

Sport February 15, 2018 - 11:57

Trajneri i Leicesterit, Claude Puel beson se mesfushori Riyad Mahrez është bërë një lojtar edhe më i mirë pas kërkesës së tij për t’u larguar në afatin kalimtar të janarit, ndërkohë që gjithashtu kishte refuzuar stërvitjet me ekipin pas dështimit për të kaluar te Manchester City.

Puel insiston se Mahrez është i lumtur që do të vazhdojë me Leicesterin dhe thotë se mesfushori është duke u paraqitur edhe më mirë në stërvitje.

Kur u pyet se a beson që Mahrez do të kthehet në normalitet, Puel u shpreh:

“Po, mendoj se edhe më mirë. Ai e shijon lojën dhe stërvitjen me bashkëlojtarët. Ai është në një nivel të mirë dhe nuk ka probleme”. “Mendoj se tani është e rëndësishme që të mos flasim më për Riyadin”, shtoi ai./Zëri