Superliga në mesjavë, këto janë katër ndeshjet e sontme!

Sport February 15, 2018 - 11:56

Basketbolli kosovar vazhdon me ndeshjet e xhiros së 20-të të Superligës, të cilat do të zhvillohen të enjten, shkruan sot gazeta Zëri.

Lideri Sigal Prishtina do të ketë punë me Borean në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 19:30.

Ndërkaq në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 18:00 do të luajnë Trepça dhe Rahoveci, një ndeshje kjo mjaft interesante, duke e pasur parasysh pozitën e këtyre klubeve në tabelë.

Rahovecasit gjenden në pozitën e tretë, derisa mitrovicasit në atë të pestën. Prandaj “Xehetarët” kanë nevojë për fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat që të futen në “Play-Off”.

Nga ora 19:00 në Therandë do të luajnë Golden Eagle Ylli dhe Peja.

Vendësit konsiderohen si favoritë ndaj pejanëve të pafuqishëm këtë edicion për ta përforcuar pozitën që dërgon në garat e “Play-Off”-it.

Në të njëjtën kohë në kryeqytet do të luajnë Kerasan Prishtina dhe Bashkimi.

Prizrenasit janë favoritë në letër dhe llogarisin në fitoren e 15-të, ndërkohë që kanë edhe pesë humbje. Kurse kryeqytetasit gjenden në pozitën e fundit në tabelë. /Zëri/