Rabiot, i zhgënjyer

Sport February 15, 2018 - 10:52

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot thotë se është i zhgënjyer pas humbjes 3:1 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Rabiot, i cili shënoi golin për parisienët në këtë takim, thotë se nuk është i kënaqur në mënyrën sesi ekipi i tij dështoi për të ruajtur epërsinë prej një goli.

“Jam i zhgënjyer. Ne filluam duke prodhuar lojën që na nevojitej. Ne gjithmonë themi të njëjtat gjëra, ne gjithmonë bëjmë gjërat e njëjta dhe në fund e pësojmë keq në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Rabiot.

“Është gjithmonë mirë të shënosh tetë gola ndaj Dijonit, por në ndeshjet e këtij niveli ju duhet të ngriheni dhe të luftoni”, shtoi reprezentuesi francez.

“Është shumë frustruese që e lamë ndeshjen të na rrëshqiste nga dora në fund. Por, nuk duhet të jemi negativ. Një fitore prej 2:0 në shtëpi është mjaft e mundshme”, u shpreh ai./Zëri