Ronaldo vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Sport February 15, 2018 - 10:32

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka lavdëruar ylli e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo pas realizimit të dy golave në fitoren 3:1 kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Pas shënimit të këtyre golave, reprezentuesi portugez e arriti shifrën prej 116 golave në këtë kompeticion.

Zidane thotë se po i mungojnë fjalët për ta përshkruar Ronaldon. “Është e vështirë të thuash të njëjtat gjëra për Ronaldon çdo ditë. Ai vazhdon të bëj gjëra të jashtëzakonshme”, deklaroi Zidane.

“Ne zhvilluam një lojë të mirë në tërësi”, shtoi ai.

“Ne iu bëmë presion të lartë dhe vazhduam me lojën tinë, edhe kur ata ishin në avantazh. Ishte një fitore e merituar. Ne morëm një fitore të madhe sonte (e mërkurë)”, u shpreh francezi./Zëri